Flash

Opozita në protestë para kryeministrisë, Rama udhëton jashtë vendit

Lapsi.al 13 April 2019
Opozita në protestë para kryeministrisë, Rama udhëton

Opozita e bashkuar pritet të zhvillojë sot në orën 18:00 protestën e 3-të kombëtare pas asaj të 16 shkurtit dhe të 16 marsit, për të kërkuar një qeveri tranzitore dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, shoqëruar me largimin nga posti të kryeministrit Edi Rama. Sikurse edhe në protestat masive të mëparshme, kreu i qeverisë Rama nuk gjendet në Tiranë, pasi është larguar nga vendi për të kryer një vizitë zyrtare.

Godina e Këshillit të Ministrave është blinduar që prej ditës së djeshme me masa të forta sigurie, për të parandaluar çdo tentativë të protestuesve për të depërtuar në brendësi të godinës. Mësohet se rreth 1500 forca policore do të jenë në gatishmëri për të siguruar mbarëvajtjen e protestës.

Pas vendimit për djegien e mandateve të deputetëve dhe shkëputjen nga jeta parlamentare dhe institucionale në tërësi, opozita ka organizuar një sërë tubimesh. Në Kuvend numërohen me dhjetra vende vakante, për arsye se nuk është arritur të plotësohet numri prej 140 deputetësh që parashikohet nga Kushtetuta. Megjithatë, kryeministri Rama është shprehur se nuk do të heqë dorë nga mandati deri në afatin e përcaktuar në vitin 2021.

Të këshilluara

Kapet fieraku i dënuar për trafik femrash

Një 48-vjeçar shqiptar i dënuar më parë nga Gjykata e Durrësit me 15 vite burg, është kapur nga policia greke dhe është ekstraduar nga Athina për të vuajtur dën...

13:33

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI