Flash

Breshëri plumbash pasi doli nga servisi me makinë, detaje nga vrasja që tronditi Shkodrën

Lapsi.al 20 March 2019
Breshëri plumbash pasi doli nga servisi me makinë, detaje nga vrasja

35-vjeçari Ferdinant Polia u vra në pritë pasditen e sotme rreth orës 16:00 në fshatin Grudë të Shkodrës. Ai është i njohur si pronar i bujtinës Polia në Theth ndërsa punonte dhe në Agjencinë e Zonave të Mbrojtura në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grudë dhe sipas informacioneve të para dyshohet se është qëlluar me armë zjarri teksa po lëvizte me automjetin e tij fuoristradë.

Afro 1 orë pas ngjarjes policia bën me dije se ka gjetur edhe një motor të djegur tek “Ura e Mesit”, i cili dyshohet të jetë përdorur nga atentatori.

Nard Polia sapo kishte dalë nga servisi, ku kishte marrë makinën dhe mësohet se në makinë ka patur edhe një punonjës të servisit i cili fatmirësisht i ka shpëtuar plumbave.

Policia ka gjetur 20 gëzhoja plumbash në vendngajrje dhe një motor të djegur tek Ura e Mesit në Shkodër, i cili dyshohet se është përdorur nga autori që ka kryer vrasjen.

Ferdinant Polia kishte jetuar për shumë vite si emigrant në Itali dhe vitet e fundit ishte kthyer në vend vetëm për të hapur bujtinën e tij. Nuk ka ende të dhëna për pistën e hetimit, pasi Polia nuk ka precedentë apo konflikte të njohura nga organet e rendit.

Të këshilluara

Bombat e Metës mbërrijnë në ShBA

Mediat më të mëdha botërore i kanë bërë jehonë deklarimeve të Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, i cili deklaroi sot se “jam i përgatitur të lë mandatin dhe d...

18:06

Kapen 300 kg kanabis në Karaburun

Polica kufitare Delta Forcë dhe Drejtoria e qarkut Vlorë në një aksion të përbashkët kanë kapur rreth 300 kg kanabis në gjirin e quajtur Petruna në gadishullin ...

17:37

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI