Flash

Detajet/ Nxënësit në Bulqizë u helmuan nga sapuni 15 lekësh

Lapsi.al 20 March 2019
Detajet/ Nxënësit në Bulqizë u helmuan nga sapuni 15

12 Nxënës të klasës së 6-të të shkollës “Shefqet Tançi” në Bulqizë u helmuan gjatë orës së “Artit Pamor” paraditen e sotme. Dyshohet se helmimi erdhi pasi fëmijët hapën paketimin e një sapuni të lirë të cilin do e përdornin për të bërë forma gjeometrike.

Gazmir Sejdi, drejtor i shkollës 9-vjeçare në Bulqizë i tha BIRN se fëmijët kishin “marrë nga ata sapunat e vjetër, 15 lekësh që kanë qenë dikur” dhe se kanë shfaqur shqetësime sapo kanë hapur paketimin.

“Kishin probleme me frymëmarrjen. Menjëherë i kemi nisur në Spitalin e Bulqizës dhe aktualisht fëmijët janë në gjendje të mirë, pa ndonjë problem të rëndë”, u shpreh Sejdi.

Drejtori i Spitalit të Bulqizës, Hazis Jella konfirmoi se fëmijët kishin shkuar në spital “me komplikacione të tilla si probleme me frymëmarrjen dhe të vjella”. Jella tha po ashtu që dyshohej se problemet të kishin ardhur prej sapunit. “Pediatri ju ka dhënë ndihmën e parë, dhe fëmijët tani janë mirë, pa probleme. Ne këtu kemi pritur 12 fëmijë me këto shenja”, vijoi ai.

Policia bëri me dije se priteshin analizat, për të parë nëse problemi ishte sapuni që ishte përdorur.

Të këshilluara

Bombat e Metës mbërrijnë në ShBA

Mediat më të mëdha botërore i kanë bërë jehonë deklarimeve të Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, i cili deklaroi sot se “jam i përgatitur të lë mandatin dhe d...

18:06

Kapen 300 kg kanabis në Karaburun

Polica kufitare Delta Forcë dhe Drejtoria e qarkut Vlorë në një aksion të përbashkët kanë kapur rreth 300 kg kanabis në gjirin e quajtur Petruna në gadishullin ...

17:37

Bushati: Nuk jam rilindas, jam socialist!

Deputeti i Partisë Socialiste, Ditmir Bushati, i ftuar në emisionin “Tempora” të gazetares Sonila Meço në Ora News teksa është pyetur nga kjo e fundit nëse ësht...

17:04

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI