Flash

Edhe Baba Mondi flet për krizën politike: Dialogoni për të gjetur zgjidhje

Lapsi.al 20 March 2019
Edhe Baba Mondi flet për krizën politike: Dialogoni për të

Në prag të festës së Sulltan Nevruzit, Kryegjyshata Botërore Bektashiane ka organizuar konferencën ndërkombëtare për Bektashizmin në Ballkan, për historinë e djeshme dhe sfidat e të tashmes. Haxhi dede Edmond Brahimaj u shpreh se Shqipëria është një vend me shumë probleme, teksa i bëri thirrje politikës për të dialoguar në mënyrë që të gjendet zgjidhja.

"Të ulen, të dëgjojnë njëri-tjetrin, të pranojnë fjalë të mira. Të mendohen dhe pastaj të dalin të flasin. Unë gjykoj se nëse nuk udhëhiqet nga dashuria për kombin, asnjë politikë nuk është e mjaftueshme, sado të bukur të jenë deklaratat, sepse realiteti që po kalojmë është i trishtë dhe i vështirë.", tha Baba Mondi.

I pranishëm ishte edhe zëvëndëskryetari i Komuniteit Mysliman, i cili e vuri theksin te bashkëjetesa fetare në vend.

"Prej institucioneve që kanë dhënë kontributin e tyre në vlerat e paçmuar të bashkëjetesës, të harmonisë dhe solidaritetit dhe të paqes në vendin tonë"

Me studiues dhe teolog të ftuar nga shumë vende të botës, Haxhi dede Edmond Brahimaj deklaroi se bektashizmi ka pasur një sërë ndikimesh pozitive në historinë e vendit tonë. Ai tha se zgjerimi i territoreve shpirtërore prej fesë bektashiane ka nisur prej kohësh, teksa kujtoi kontributin që ka patur bektashizmi në përmirësimin e gjuhës shqipe si dhe në identifikimin e frymës së lëvizjes nacionaliste

Të këshilluara

Bombat e Metës mbërrijnë në ShBA

Mediat më të mëdha botërore i kanë bërë jehonë deklarimeve të Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, i cili deklaroi sot se “jam i përgatitur të lë mandatin dhe d...

18:06

Kapen 300 kg kanabis në Karaburun

Polica kufitare Delta Forcë dhe Drejtoria e qarkut Vlorë në një aksion të përbashkët kanë kapur rreth 300 kg kanabis në gjirin e quajtur Petruna në gadishullin ...

17:37

Bushati: Nuk jam rilindas, jam socialist!

Deputeti i Partisë Socialiste, Ditmir Bushati, i ftuar në emisionin “Tempora” të gazetares Sonila Meço në Ora News teksa është pyetur nga kjo e fundit nëse ësht...

17:04

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI