Misioni i OSBE/ODIHR po zhvilon një takim me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.
Dy përfaqësuesit Ana Rusi dhe Alexey Gromov ndodhen në selinë e PS dhe në qendër të diskutimeve janë zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Në orën 19:00 pritet të zhvillojnë edhe një takim me kreun e PD Lulzim Basha.
Misioni i tyre është mbledhja e fakteve në kuadër të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.