Flash

“Gruan tënde ta ndajmë bashkë”/ Vrasësi i babait, i qete para gjyqit

Lapsi.al 19 March 2019
“Gruan tënde ta ndajmë bashkë”/ Vrasësi i

Në Shqipëri regjistrohen shumë krime të rënda në familje, por ky rast i pazakontë bëri shumë bujë në fund të vitit 2017. Një 29-vjeçar u arrestua pasi vrau babanë e tij. Selman Aliaj ka dalë në gjyq të martën në Tiranë, i akuzuar për vrasjen e Fejzi Aliajt në dhjetor të vitit 2017. Ky krim tronditi opinionin publik për shkak të motivit.

Siç dëshmoi të martën në sallën e gjyqit prokurori i dosjes së 29-vjeçarit Selman Aliaj, i cili mësohet se vuan nga disa probleme me dëgjimin dhe të folurën, ngjarja ka ndodhur për motive morale.

Nervat e të riut duket se nuk kanë mbajtur më, pasi i ati, siç ka dëshmuar i pandehuri, i ka kërkuar që pasi i biri të martohet, të ndanin së bashku intimitet me gruan e të birit, pasi Fejzi Aliaj ishte pa bashkëshorte. Ai ishte divorcuar disa herë për shkak të natyrës konfliktuale që kishte. I riu ka dëshmuar para grupit hetimor se kjo ka qenë arsyeja që ka çuar në goditjen me mjete të forta të të atit. Më pas, i riu ka hedhur trupin e të atit në ujërat e liqenit të Farkës.

Jeta për të nuk ka qenë e lehtë, pasi jetonte me një prind që e dhunonte fizikisht e psikologjikisht dhe merrte çdo vendim për të, duke përfshirë këtu edhe fejesën pa dëshirën e tij. Ky ishte dhe shkaku pse mes tyre nisën debatet që arritën deri në krimin e rëndë.

Megjithatë Selman Aliaj nuk po ndëshkohet nga familjarët e tij. Ata e kanë ndjekur në të gjitha seancat, duke i paguar edhe një avokat. Vetë Aliaj u shfaq i qetë dhe aspak i penduar u shfaq para togave të zeza të Gjykatës së Krimeve të Rënda, raporton ABC Neës.

Familja, bashkë me mbrojtjen, pretendojnë se gjendja psikologjike e të pandehurit në momentin kur i mori jetën babait të tij ka qenë e rënduar, pikërisht për arsyet që ka dëshmuar 29-vjeçari para grupit hetimor. Krimi i rëndë ka ndodhur më 22 dhjetor të vitit 2017. Pas një debati të ashpër, Selman Aliaj qëlloi me çekiç babanë e tij e më pas trupin ia hodhi në liqenin e Farkës. Në vendin e ngjarjes ishin vetëm ata të dy.

Të këshilluara

Rusia njeh Maqedoninë e Veriut me emrin e ri

Rusia do të përdorë emrin e ri zyrtar të Maqedonisë së Veriut në korrespondencat e ardhshme me shtetin ballkanik. Vendimi pason një periudhë me dyshime dhe akuz...

17:12

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI