Vetëm një javë pasi u betua në Kuvend si deputet, Ligoraq Karamelo thotë se është kërcënuar.
Siç bën me dije Karamelo, ai është kërcënuar nga tre persona të cilët kanë tentuar ta godasin dhe e kanë quajtur tradhëtar.
"Jam kërcënuar edhe për organizatën që përfaqësoj, u afruan shumë qytetarë të cilët më mbrojtën nga dhuna", tha Karamelo.
Deputeti Karamelo thotë se rastin e ka denoncuar në drejtorinë e Policisë Korçë, e cila ka shoqëruar një person. Seancën e 13 marsit, Ligoraq Karamelo dhe 6 deputetë të tjerë nga opozita bënë betimin në Kuvend duke marrë mandatin e deputetit.
Karamelo ishte kandidat vijues në listat e PD-së në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, ndërsa është dhe kreu i OMONIA-s në Korçë.