Flash

Ambasadori i Rusisë në BE jep alarmin për 'Shqipërinë e Madhe'

Lapsi.al 19 March 2019
Ambasadori i Rusisë në BE jep alarmin për

Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në Bashkimin Evropian, Vladimir Chizov, në një kohë krize negociatash me Kosovës dhe Serbisë ka komentuar rreth idesë së shkëmbimit të mundshëm të kufijve mes dy shteteve.

Sipas Chizov në raste se Kosova dhe Serbia do të zbatonin idenë e shkëmbimit të kufijve mes tyre kjo do të sillte një situatë problematike në rajon ku një gjë e ngjashme do të kërkohej edhe nga shtete e tjera.

Ai ka thënë se nga kjo ide mund të lind edhe “Shqipëria e Madhe”.

“Kam parë disa harta të Shqipërisë së Madhe, ku përshihet edhe një pjesë e madhe e Greqisë”, ka thënë ai në një intervistë për gazetën greke “Ekathimerini”.

Vladimir Chizov ka bërë edhe një krahasim mes rastit të Kosovë-Serbi dhe Maqedonisë me Greqinë, por sipas tij çështja e Kosovës është shumë më e ndërlikuar.

E para që më vjen në mendje është Kosova. Kosova, megjithatë, është një çështje shumë e ndërlikuar. 

Nëse ata pajtohen mirë, propozimi i shkëmbimit të tokës mund të funksionojë. 

Por kjo mund të krijojë një precedent, i cili mund të krijojë probleme edhe në Maqedoninë Veriore, ku një pjesë e konsiderueshme e popullsisë është Shqiptare”, ka shtuar ai.

Ndërkohë në takimin që zhvillojë disa ditë më parë në Serbi edhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nuk është treguar i prerë me qëndrimin e tij për sa i përket shkëmbimit të kuvijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Të këshilluara

Rusia njeh Maqedoninë e Veriut me emrin e ri

Rusia do të përdorë emrin e ri zyrtar të Maqedonisë së Veriut në korrespondencat e ardhshme me shtetin ballkanik. Vendimi pason një periudhë me dyshime dhe akuz...

17:12

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI