Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma i qëndron idesë së djegies së mandateve nga të gjithë deputetët e opozitës, duke argumentuar se vendimet e marra nga forumet duhet të zbatohen në mënyrë unanime.
“Vendimi i takon forumeve, dhe kur forumet vendosin një gjë për njërin, ajo duhet të zbatohet për të tjerët, kështu funksionon në një organizatë”, shprehet Duma për A2CNN.
Për deputeten Rudina Hajdari, e cila refuzoi të dorëzojë mandatin, Duma la të hapur mundësinë e rikthimit.
“Kush është figurë politike me trashëgimi politike di të tregojë veten. Politika ka uljet e ngritjet e veta dhe që historia njeh rikthimet”, ka thënë Duma.
Demokratja ka komentuar me një batutë edhe kritikën e aleatit Dashamir Shehi, që e cilësoi si “stalinizëm” përjashtimin e “rebelëve” të opozitës në Parlament. “Dashi mund ta aplikojë këtë në partinë e tij…”, thotë Grida, duke buzëqeshur.