Flash

Tek Krimet e Rënda nis gjyqi për Habilajt

Lapsi.al 13 March 2019
Tek Krimet e Rënda nis gjyqi për Habilajt

Gjykata e Krimeve të Rënda nis seancën paraprake me dyer të mbyllura për grupin e Habiljave.

Të pranishëm në seancë janë dy prokurorët e çështjes, Dritan Prenci dhe Arenc Çela.

Ndërkohë, më herët Gjykata ka dërguar letër njoftime për të pandehurit të cilët ndodhen në paraburgim në Itali, pasi po gjykohen edhe atje për të njëjtat akuza.

Eshtë kjo arsyeja që seanca paraprake për grupin është shtyrë disa herë, ndërsa tashmë do të verifikohet nëse kanë marrë dijeni për procesin në Shqipëri.

Të pandehur nga Prokuroria për Krime të Rënda janë marrë Moisi Habilaj, Florjan Habilaj, Fatmir Minaj, Sabaudin Çela, Nezar Seiti, Armando Koçerri, Armando Sulaj, Maridjan Sulaj dhe Tigrens Mezuaraj.

Ndërkohë, i vetmi që ndodhet në Shqipëri është Armando Koçerri. Ata akuzohen se në bashkëpunim, në formën e grupit gë strukturuar kriminal kanë trafikuar drejt Italisë tonelata me lëndë narkotike kanabis sativa.

Të këshilluara

Zhbllokohet buxheti i Bashkisë Skrapar

Bashkia e Skraparit dhe Ministria e Financave, pas disa përplasjeve duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët për zhbllokimin e buxhetit. Ishte kryebashkiaku ...

14:28

PD ngre dronin: Parlamenti i krimit (VIDEO)

Teksa Kuvendi vijon punimet, mbi kokat e 300 policëve që ruajnë godinën u ngrit një dron që mban varur një pankartë me mesazhin: "Parlamenti i Krimit". Kjo i...

12:45

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI