Teksa Kuvendi vijon punimet, mbi kokat e 300 policëve që ruajnë godinën u ngrit një dron që mban varur një pankartë me mesazhin: "Parlamenti i Krimit".
Kjo ishte lëvizja e rradhës e demokratëve, pas shashkave që hodhën drejt Parlamentit, si dhe pankartave me mesazhe thumbuese për deputetët.
Edhe pse nuk ishte paralajmëruar asnjë protestë nga ana e opozitës, rreth 300 punonjës policie u vendosën në ruajtje të Parlamentit ditën e sotme.