Flash

Marku solidarizohet me prokurorët: Jeni sulmuar nga politika dhe media, por keni mbështetjen time

Lapsi.al 13 March 2019
Marku solidarizohet me prokurorët: Jeni sulmuar nga politika dhe media, por

Kryeprokurorja Arta Marku ka marrë pjesë në analizën vjetore të prokurorisë në Shkodër. Marku është solidarizuar me prokurorët, duke u shprehur se e kupton që për ta ka qenë një vit i vështirë për shkak të proçesit të Vettingut dhe vendosjes në qendër të debateve politike dhe mediatike.

"Viti që shkoi nuk ka qenë jo i lehtë, pasi për shumë prej jush ka filluar procesi i vetingut. Shpesh herë jeni ndjerë të pasigurt dhe kjo ka ndikuar në punën tuaj dhe keni qenë të pamotivuar. Përveç kësaj, në qendër të çdo konflikti apo debati politik u është referuar ju.

Politika i ka dhënë vetes të drejtë që të gjykojë çdo çështje që mund të ketë prekur interesat e saj, pa patur dëshirë dhe vullnet për të pritur, për të lejuar prokurorët të bëjnë punën e tyre.

Duke marrë shkas nga përfolja që politika i ka bërë prokurorisë, të njëjtën gjë ka bërë edhe opinionin publik edhe media", u shpreh Marku.

Më tej, ajo i ka kërkuar prokurorëve ta ushtrojnë funksionin e tyre të pa ndikuar nga ndërhyrje të brendshme apo të jashtme, duke i garantuar se do të kenë mbështetjen e saj institucionale dhe personale.

"Pavarësi do të thotë ushtrimi i funksionit të pavarur nga çdo ndërhyrje e brendshme apo e jashtme. Keni mundësinë që të pandikuar nga askush të jepni më të mirën në çdo vendimmarrje.

Do të kërkoja prej jush që të mos e shikoni procesin e vettingut si një ndëshkim, por si një mundësi për rikthimin e dinjiteti. Vazhdoni të punoni dhe keni gjithë mbështetjen time institucionale dhe personale. Po kështu keni mbështetjen e faktorit kombëtar dhe ndërkombëtar", tha Arta Marku.

Të këshilluara

Emrat/ 7 deputetët e rinj që u betuan sot

Pas leximit të tekstit të betimit, 7 deputetet e rinj te opozites janë ngritur në këmbë njeri pas tjetrit dhe kanë thënë: Betohem I pari qe Lefter Maliqi dhe...

10:34

Betohen 7 deputetët e rinj në Kuvend

7 deputetët e rinj nga ana e PD-së dhe LSI-së janë betuar ditën e sotme në Kuvend pas dhënies së mandateve nga KQZ Deputetët e betuar janë; Elda Hoti e LSI-së,...

10:29

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI