Flash

Ndalohen fluturimet e avionëve “Boing 737-8 e 737-9 MAX” në Shqipëri

Lapsi.al 13 March 2019
Ndalohen fluturimet e avionëve “Boing 737-8 e 737-9 MAX”

Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar, ka vendosur sot të ndalojë fluturimet e avionëve “BOING 737-8 dhe 737-9 MAX”  në terriotrin ajror duke iu bashkuar kështu Agjencisë Evropiane të Sigurisë në Operim të Aviacionit (EASA).

Vendimi i EASA-s vjen pas aksidentit fatal të avionit tip Boeing 737 Max 8 të shoqërisë ajrore “Ethiopian Airlines”.  Ndërkaq, AAC informon qytetarët se në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” nuk ka në operim asnjë avion të tillë, në asnjë nga linjat e programuara të fluturimeve.

Njoftimi:

AUTORITETI I AVIACIONIT CIVIL: NDALOHET FLUTURIMI I AVIONËVE BOING 737-8 DHE 737-9 MAX

Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar, i bashkohet vendimit të Agjensisë Evropiane të Sigurisë në Operim të Aviacionit (EASA), duke ndaluar fluturimin e avionëve Boing 737-8 dhe 737-9 Max, në hapësirën ajrore shqiptare.

Vendimi i EASAs vjen pas aksidentit fatal të avionit tip Boeing 737 Max 8 të shoqërisë ajrore “Ethiopian Airlines”. AAC informon qytetarët se në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” nuk ka në operim asnjë avion të tillë, në asnjë nga linjat e programuara të fluturimeve. Për t’ju bashkuar nismës së EASA për këtë rast, AAC ka formalizuar lëshimin e një NOTAMi (lajmërimi për operatorët) nga ana e Albcontrol, i cili ndalon operimin e avionëve të këtij lloji në hapësirën ajrore shqiptare dhe Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, për një kohë të pacaktuar, deri në direktivat pasuese të EASA, të cilat do të varen nga informacioni që do të vij nga hetimi i shkaqeve të aksidentit në Kenia.

Të këshilluara

Zhbllokohet buxheti i Bashkisë Skrapar

Bashkia e Skraparit dhe Ministria e Financave, pas disa përplasjeve duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët për zhbllokimin e buxhetit. Ishte kryebashkiaku ...

14:28

PD ngre dronin: Parlamenti i krimit (VIDEO)

Teksa Kuvendi vijon punimet, mbi kokat e 300 policëve që ruajnë godinën u ngrit një dron që mban varur një pankartë me mesazhin: "Parlamenti i Krimit". Kjo i...

12:45

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI