Punonjësja e policisë e cila bëri qëndresë ndaj kolegëve të saj ditën e djeshme për të mbrojtur banesën ku jeton, është pezulluar përkohësisht nga detyra. Blerta ka treguar se ditën e djeshme është kontaktuar nga eprorët për t’i thënë se do të pezullohet për shkak se nuk ka lejuar përmbarimin të kryejë detyrën.
‘Më morën në telefon dje dhe më thanë që do të pezullohesh dhe do të marr vërejtje se kam penguar përmbarimin të kryejë detyrën. Ndërsa sot m’u komunikua me shkresë se pezullohem 1 deri në 3 ditë dhe pezullimi shoqërohet edhe me vërejtje. Unë nuk kam bërë asnjë shkelje, mbrotja shtëpinë time. Veprimet e mia ishin jashtë orarit të punës, nuk kishte lidhje me detyrën. ”- tha efektivja e policisë.