Flash

Ndryshimi i kufijve, Thaçi dhe Vuçiç takohen sot në Bruksel për bisedime

Lapsi.al 7 September 2018
Ndryshimi i kufijve, Thaçi dhe Vuçiç takohen sot në

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pritet të takohen mëngjesin e sotëm në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogherini. për të diskutuar rrugët për një marrëveshje normalizimi ndërmjet të dyja vendeve.

Takimi ndodh pak ditë pasi që të dy presidentët kërkuan mbështetjen ndërkombëtare për çfarëdo marrëveshje që arrihet në bisedime, qoftë edhe nëse ajo nënkupton ndryshim kufijsh. Presidenti i Serbisë Aleksandër Vucic e ka shpallur politikë të tij vënien e kufijve ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve, që nënkupton ndarjen tokësore të Kosovës.

Ndërsa, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi edhe të enjten në një konferencë të ambasadorëve në Prishtinë, ritheksoi idenë e tij për korrigjimin e kufirit, që nënkupton bashkimin e Luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën.

Presidenti Thaçi shkon në Bruksel duke lënë në shtëpi një skenë politike thellësisht të ndarë rreth bisedimeve me Serbinë. Partitë opozitare thonë se do të ndërmarrin çdo veprim politik, përfshirë edhe protestat, për të penguar presidentin dhe këdo tjetër të negociojë për tërësinë tokësore të Kosovës.

Kundër diskutimeve të tilla janë shprehur edhe një pjesë e partive në pushtet përfshirë edhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

As presidenti i Serbisë, e as presidenti i Kosovës nuk kanë shpalosur ndonjë hollësi se si mund të dukeshin e zbatoheshin idetë e tyre. Në asnjërën nga paraqitjet e tij, presidenti Thaçi nuk e ka shpjeguar se në ç'kushte do të pranonte Serbia të heqë dorë nga Lugina e Preshevës dhe çfarë mund të përfitojë ajo. Ideja e tilla nuk është komentuar asnjëherë nga presidenti serb i cili ka përsëritur se marrëveshja duhet të jetë e dhimbshme për të dyja palët. Të dy pohojnë se arritja e marrëveshjes do të jetë shumë e vështirë.

Debatet rreth marrëveshjes përfundimtare përfshijnë edhe dallimet e shfaqura në komunitetin ndërkombëtarë. Dy javë më parë, këshilltari për siguri Kombëtare i presidentit amerikan, Donald Trump, John Bolton, tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të përfshihen në idenë për shkëmbimin e territoreve, por nëse palët merren vesh, nuk do të qëndrojnë në rrugë.

Një pjesë e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, në radhë të parë Gjermania e Britania e Madhe, kanë kundërshtuar idenë e ndryshimit të kufijve apo shkëmbimit të territoreve, për shkak të pasojave që mund të kishte për Ballkanin Perëndimorë, që ende po rimëkëmbet nga pasojat e luftërave të përgjakshme të fundshekullit të kaluar.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, tha ditë më parë se pret një takim të vështirë në kërkim të një marrëveshjeje ligjore ndërmjet të dyja vendeve, ndërsa theksoi se "do të do të mbështesë çdo zgjidhje që nuk çon në krijimin e shteteve njëetnike". Ajo shfaqi shpresën se marrëveshja mund të arrihet deri vitin e ardhshëm kur mbushen 20 vjet që nga lufta në Kosovë dhe sipas saj, është koha që t'i jepet fund atij konflikti".

Lufta e vitit 1999 mori fund më ndërhyrjen e NATO-së për t'u dhënë fund mizorive të forcave serbe në Kosovë. Nëntë vjet pas luftës, Kosova shpalli pavarësinë e saj me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian. Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e saj, por është përshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, që është edhe kusht për integrimet evropiane të të dyja palëve.

Afrimi i zgjedhjeve në Bashkimin Evropian që mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm ka shtuar trysninë mbi të dyja palët për një marrëveshje më të shpejtë.

/Voa/

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI