Flash

Kapen 2 autorët e plagosjes në Tale të Lezhës

Lapsi.al 6 September 2018
Kapen 2 autorët e plagosjes në Tale të Lezhës

Policia e Lezhës ka bërë të ditur se ka arrestuar autorët e dyshuar të vrasjes së mbetur në tentativë ndaj Martin Dodës në Shënkoll ditën e mërkurë.

Sipas Policisë Vendore u arrestua Petrit Lleshi, 33 vjeç, banues në Tale - Lezhë dhe Dritan Ndoj alias Zef Boci, 39 vjeç, banues në Ishull Shëngjin - Lezhë.

Lleshi ishte arrestuar edhe më datë 18 Gusht 2018, sepse gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën disa bimë kanabis sattiva, por në datën 22 Gusht 2018, Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë caktoi për masën e sigurisë "Detyrim paraqitje".

Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen si autorët të vrasjes së mbetur në tentativë. Nuk dihen motivet e ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI