Flash

VIDEO/ Operacioni në Shkodër kundër grupeve kriminale, prangosen 4 persona, policia jep detajet

Lapsi.al 6 September 2018
VIDEO/ Operacioni në Shkodër kundër grupeve kriminale, prangosen

Policia nisi të mërkurën një aksion të gjerë në Shkodër për zbulimin e grupeve kriminale që dyshohet se kanë gisht në ngjarjet e rënda të muajve të fundit në këtë qytet. Raportohet për 4 persona të arrestuar gjatë mbrëmjes.

Në një deklaratë për mediat, policia ka dhënë detaje rreth operacionit të nisur një natë më parë në kryeqendër e veriut të Shqipërisë. Bazuar në 19 urdhra kontrolli të miratuar me vendim gjykate Policia e Shtetit ushtroi kontrolle në 20 banesa e lokale tregetare të perdorura prej personave të dyshuar si anëtarët të grupeve kriminale.

Operacioni nisi të mërkurën rreth orës 02:30 të mëngjesit, e gjatë këtij operacioni u arrestuan 4 persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Mësohet se në prangat e policisë janë vënë: Ilir Rustemi, Emrah Plaku, Astmer Bilali, Erogen Brajoviç. Gjithashtu janë sekuestruar armë, municione, mjete të blinduara dhe sende të tjera të poseduara në mënyrë të paligjshme.

Konkretisht janë sekuestruar: 3 armë zjarri, (2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë); 6 mjete të blinduara;

rreth 800 fishekë; 1 armë e ftohtë, 10.500 euro; 3 makina lojërash fati; njësi kompjuterike, DVR, CD dhe USB; telefona celularë dhe karta telefonike; 2 veshje antiplumb.

Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet përkatëse proceduriale me këtë rast për të zbardhur rolin dhe aktivitetin anti-ligjor të të dyshuarve dhe disa personave të tjerë të lidhur me ta.

https://youtu.be/hQfszNmifD8

 

Të këshilluara

Arratisen 50 emigrantë të anijes Diccioti

20 prej tyre do të vinin në Shqipëri, por rreth 50 emigrantë të anijes “Diciotti” (kishte 150 persona në bord) janë zhdukur. Disa janë larguar nga qendra “Rocca...

23:53

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI