Flash

Basha bën paralajmërimin e fortë: Fakte tronditëse do të dalin, në Elbasan Rama ngriti çengelin e krimit

Lapsi.al 6 September 2018
Basha bën paralajmërimin e fortë: Fakte tronditëse do

Fakte tronditëse do të dalin dhe do të provojnë se këtu në Elbasan Rama ngriti çengelin e krimit të organizuar”. Kështu u shpreh kryetari Partisë demokratike Lulzim Basha në mbledhjen e opozitës së bashkuar në Elbasan. Basha la të kuptohej se këto fakte kanë të bëjnë me Xibrakën dhe laboratorin e kokainës.

5 vjet më parë u inaugurua tuneli i kërrabës, një vepër e madhe infrastrukturore, nga qeverisja e PD. 5 vjet më vonë kjo rrugë nuk ka përfunduar ndërsa ka gëlltitur për shumë pak kilometra, miliona euro. Nënkontraktor është Edmod Bego, anëtar i bandës së Lushnjës, mik i Ballës i cili ka marr plot 10 mln euro. Marrëdhënia e Ballës me Begon është një hesap që rëndon në xhepin e shqiptarëve. Janë zhdukur miliona euro dhe nuk përfundon rruga e Elbasanit. Kur ne drejtuam, ndërtuam autostrada, hoqëm kufijtë, futëm investime të huaja. Bëmë edhe gabime për të cilat u ndëshkuam me votë dhe dolëm në opozitë për t’u përgatitur më mirë, të vijmë në pushtet për ta çuar vendin përpara. 5 vjet që harxhojmë gjithë energjitë tona për të hequr kriminelët vrasësit, nga zyrat e shtetit”, - deklaroi kreu i PD-së.

 

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI