Flash

Lufta ekonomike/ SHBA kërcënon vendosjen e më shumë sanksioneve ndaj Turqisë

Lapsi.al 17 August 2018
Lufta ekonomike/ SHBA kërcënon vendosjen e më shumë

SHBA ka kërcënuar se do të vendosë me shume sanksione ekonomike ndaj Turqisë nëse nuk e liron pastorin amerikan. Andrew Brunson mbahet në Turqi prej më shumë se 2 vitesh për shkak të dyshimeve se ka marrë pjesë në grushtin e dështuar të shtetit ndaj Erdogan.

Mosmarrëveshja për lirimin e tij, ka bërë që dy aleatët e NATO-s të vendosin tarifa për mallrat e njëri-tjetrit. Kjo ka përkeqësuar krizën e monedhës turke, lira, e cila ka humbur rreth një të tretën e vlerës së saj ndaj dollarit që nga janari.

Kjo ka nxitur shitjen e gjerë në tregjet e tjera në zhvillim, duke shkaktuar frikë për një krizë globale. Monedha u rikuperua pak, më parë këtë javë, pasi qeveria turke rriti tarifat për importet nga SHBA të makinave, pijeve alkoolike dhe duhanit. Por rimëkëmbja e lirës ndaloi nga kërcënimet e reja të SHBA.

Javën e kaluar, SHBA dyfishoi tarifat e saj mbi importet e metaleve nga Turqia dhe të enjten, sekretari amerikan i thesarit Stiven Mnukin tha: "Ne planifikojmë të bëjmë më shumë nëse nuk e lirojnë shpejt Brunson."

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI