Flash

Aksident tragjik në SHBA, vdes shqiptari, lë pas bashkëshorten dhe djalin 12 vjeç

Lapsi.al 15 August 2018
Aksident tragjik në SHBA, vdes shqiptari, lë pas bashkëshorten

Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident të ndodhur të dielën në Baker City, në shtetin amerikan Oregon. Viktima, sipas mediave lokale është 36-vjeçari Mitildit Lako, i cili jetonte në Illinois.

 

Lako ishte në pasagjer në një furgon tip “Ford”, që drejtohej nga një 53-vjeçar shqiptar, me banim po në Illinois. Mjeti u godit nga pas nga një tjetër automjet mbrëmjen e 12 gushtit. Lako, i cili raportohet se e kishte vendosur rripin e sigurimit, mbeti i vdekur për përplasja. Ndërsa shqiptari tjetër u dërgua në spital. Edhe drejtuesi i automjetet tjetër të përfshirë në aksident bashkë me një fëmijë që ishte pasagjer në të, mbetën të plagosur lehtë dhe u transportuan në spital, raporton media lokale “Argus Observer“.

Në faqen online “GoFundMe”, një platformë për mbledhjen e fondeve në rast fatkeqësisht apo ngjarje të rëndësishme të jetës, është kërkuar ndihmë për funeralin e shqiptarit. Aty, synohet të mblidhen 30,000 dollarë për të ndihmuar bashkëshorten dhe djalin 12-vjeçar të viktimës.

 

Të këshilluara

Si të ndërtohet një Ballkan më i mirë

Nga James Jay Carafano pjesërisht një dëshirë që luftërat në këtë rajon, të mbeten një gjë e së kaluarës. Po aq e rëndësishme, Shtetet e Bashkuara shpresojnë që...

20:45

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI