Flash

Gjykata jep vendimin: Burg për Ridvan Zykaj, autor i masakrës me 8 të vrarë në Resulaj

Lapsi.al 13 August 2018
Gjykata jep vendimin: Burg për Ridvan Zykaj, autor i masakrës me 8

Gjykata e Vlorës dha masën e arrestit në burg për 24 vjecarin Ridvan Zykaj, autor i masakrës së në fshatin Resulaj, ku mbetën të vrarë 8 persona. Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura, ku të pranishëm ishin gjyqtarja Esmeralda Habilaj, prokurori i çështjes Saimir Smaka si edhe Renato Mehmetaj, avokat i caktuar kryesisht nga shteti,  pasi asnjë avokat nuk pranoi të marrë përsipër dosjen në ngarkim të tij.

Mbi 24 vjeçarin rëndon akuza ‘Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave’, parashikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal, si edhe armembajtje pa leje.  Seanca gjyqësore në ngarkim të tij u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, forca të shumta të policisë kishin rrethuar gjykatën e Vlorës.

Asnjë prej familjarëve të 24 vjecarit, i konsideruar si monstra e fshatit, nuk ishte i pranishëm në procesin gjyqësor. Ndërsa familja e tij mësohet se ka braktisur fshatin pas tragjedisë.

Ridvan Zykaj, u arrestua mëngjesin e të shtunës, në një aksion të FNSH, Policisë e RENEA-s. 24 vjecari nuk shfaqi pendësë për masakrën, ndërsa ironizoi me policiët duke u thënë se u vonuan shumë për ta arrestuar.

Kujtojmë se para prangosjes, autori i masakrës komentoi edhe në rrjetet sociale. Ndërkohë sot, në sallën e gjyqit ai ka qëndruar i heshtur, nuk ka thënë asnjë fjalë. Gazetarët e kanë pyetur monstrën e fshatit Resulaj, se përse e kreu krimin, përse vrau fëmijët, por 24 vjecari nuk ka pranuar të flasë, ka qëndruar në heshtje duke i parë.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI