Flash

Mediat ndërkombëtare shkruajnë për vrasjen e 8-fishtë që ndodhi dje në Vlorë

Lapsi.al 11 August 2018
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për vrasjen e 8-fishtë

Mediat ndërkombëtare që nga Italia deri në Kinën e largët kanë shkruar për masakrën e ndodhur në Selenicë pasditen e së premtes. TgCom24 shkruan se një familje është zhdukur me plumba kallashnikovi në një fshat të Vlorës.

Në Shqipëri 8 persona, të gjithë anëtarë të një familjeje, janë vrarë me kallashnikov nga kushëriri i tyre Ridvan Zykaj, 24 vjeç për motive ende të paqarta. Ngjarja ka ndodhur në një fshat të Vlorës, rreth 120 kilometra në jug të Tiranës. Mes viktimave, xhaxhai i killerit dhe gruaja, dy djemtë dhe bashkëshortet, një djalë 6 vjeç dhe një vajzë 17 vjeçe. Vrasësi pas masakrës mori arratinë”, - shkruan TgCom24.

Ndërsa mediat NyTimes, Washington Post, Yahooo, AbcNews i referohen Agjencisë së lajmeve Associated Press. Po kështu kanë shkruar dhe Reuters si dhe mediat e Lindjes si Kashmir, Xinhuanet, IndianExpress etj.

Washington Post shkruan: “Policia shqiptare thotë se ka arrestuar një 24-vjeçar të akuzuar se ka vrarë 8 të afërm për arsye të panjohura.

Një njoftim thotë se Ridvan Zykaj u arrestua të shtunën herë, milje larg nga fshati i tij Resulaj, 90 km në jug të kryeqytetit shqiptar, ku një ditë më parë vrau xhaxhain e babait të tij, gruan e xhaxhait dhe dy djemtë me anëtarët e familjeve të tyre. Policia gjeti gjithashtu kallashnikovin e përdorur në ngjarje. Zykaj akuzohet për vrasjen e më shumë se 2 personave, një akuzë që mund ta çojë në burg përjetë”.

Ridvan Zykaj, 24 vjeç vrau dje për motive banale 8 persona, të gjithë të afërm të tij, dy prej të cilëve të mitur. Pas ngjarjes vrasësi u arratis dhe u kap mëngjesin e sotëm pas rreth 12 orësh arrati.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI