Flash

Zbardhet dinamika/ Si i vrau 24-vjeçari të afërmit e tij

Lapsi.al 10 August 2018
Zbardhet dinamika/ Si i vrau 24-vjeçari të afërmit e tij

8 viktimat e masakrës në Selenicë të Vlorës janë të afërm të autorit Ridvan Zykaj. Një konflikt që duket se lidhet me çështje pronësie apo edhe me problemet e dyshuara mendore të 24-vjeçarit, duket se janë bërë shkak për ngjarjen e rëndë.

Por, si ndodhi ngjarja?

Mësohet se fillimisht 24-vjeçari ka shkuar në shtëpinë e gjyshërive të tij, duke qëlluar mbi dy gjyshërit dhe mbi xhaxhanë e tij dhe bashkëshorten. Më pas, ka shkuar në shtëpinë e xhaxhait tjetër që gjendej po aty pranë, duke e lënë atë të vrarë së bashku me gruan dhe dy fëmijët.

I riu i ka hapur zjarr befasisht duke kryer një masakër të vërtetë. Të njëjtat burime saktësojnë se autori dyshohet me probleme mendor.

Zykaj është në kërkim dhe mendohet që policia ka arritur ta identifikojë vendndodhjen e tij, ai është i rrezikshëm sepse lëviz i armatosur.

Viktimat e kësaj ngjarje të rëndë janë: Denik Zyka, Hazem Zyka, Afërdita Zyka, Besim Zyka, Sara Zyka, Vasilika Zykaj dhe Ledion Zyka.

Të këshilluara

Emrat e 8 viktimave të masakrës së Vlorës

Policia vijon operacionin për kapjen e 24-vjecarit Ridvan Zykaj, i cili ekzekutoi 8 persona të fisit të tij në fshatin Resulaj të Selenicës. Ndërkohë zbardhen e...

20:13

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI