Flash

Ngjarje e rëndë në Milot, 14-vjeçari hidhet nga ura për tu larë, mbytet në ujërat e lumit Mat

Lapsi.al 10 August 2018
Ngjarje e rëndë në Milot, 14-vjeçari hidhet nga ura

Një 14-vjeçar ka humbur jetën pasi u hodh nga ura e “Zogut” për t’u larë në lumin e Matit.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë, ndërsa trupi i pajetë i 14-vjeçarit është gjetur ditën e sotme.

Familjarë, banorë të zonës si dhe forca policie kanë kërkuar gjatë gjithë natës, ndërsa vetëm sot kanë arritur të gjejnë trupi e 14-vjeçarit pranë këmbëve të urës.

Ky lum përdorët nga banorë të Milotit, Rrëshenit dhe fshatrave përreth edhe për t’u larë, por hedhja nga ura mendohet të jetë shkaku i kësaj ngjarje të rëndë.

Brenda dy ditëve shkon në 2 numri i të mbyturve, njëri në Shëngjin e tjetri në lumin Mat.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI