Flash

Vëllai i këshilltarit bashkiak Shkodër dhe kunati i Lul Kullës, kush ishte 53-vjeçari i ekzekutuar sot

Lapsi.al 10 August 2018
Vëllai i këshilltarit bashkiak Shkodër dhe kunati i Lul

Fatbardh Lici është vrarë mëngjesin e sotëm teksa pinte kafen e mëngjesit nga persona të paidentifikuar. Por viktima nuk është një emër i panjohur për policinë jo vetëm për dyshimet në përfshirje në një vrasje të ndodhur 7 vite më parë por edhe për shkak të lidhjeve familjare.

53-vjeçari është vëllai i Mustafa Licit, anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës dhe kryetar i partisë “Mendimi i Djathtë Liberal”, si dhe kunati i biznesmenit Lulzim Kulla, (burri i motrës) i cili aktualisht ndodhet në burg. Kulla u arrestua pak ditë më parë në Kakavijë, pasi tentoi të kalonte në Greqi me një pasaportë të falsifikuar.

Ndaj Kullës pak muaj më parë u bë një atentat me eksploziv ku mbeti i plagosur.

Rreth 500 gramë C4 u vendos në një motoçikletë të parkuar afër fuoristradës së tij, ndërsa shpërthimi i shkaktoi djegie në 25 për qind të trupit. Në atë kohë, Kulla deklaroi për Policinë se “nuk i njihte autorët dhe nuk kishte dyshime se kush mund ta kishte vendosur tritolin”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI