Flash

Isa Mustafa kundër Thaçit: Jo shkëmbim të territoreve me Serbinë

Lapsi.al 10 August 2018
Isa Mustafa kundër Thaçit: Jo shkëmbim të territoreve me

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë është një retorikë shterpe, ndonëse e papërgjegjshme dhe e rrezikshme. Mustafa thotë se rihapja e çështjes së Kosovës është e barabartë me rihapjen e pavarësisë. Sipas tij, këtë nuk ka të drejtë ta bëjë askush dhe se me Serbinë na nevojitet marrëveshje për njohje reciproke, në kufijtë në të cilët Kosova ka shpallur pavarësinë dhe është njohur ndërkombëtarisht.

“Nevojitet normalizim i marrëdhënieve dhe fqinjësi e mirë”, deklaroi Mustafa. Ai thotë se as presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit e as kryeministrit të vendit, Ramush Haradinajt, nuk u besohet.

“Është një retorikë shterpe, por e papërgjegjshme dhe e rrezikshme. Njëri premton se e marrim Luginën e Preshevës dhe nuk japim asgjë, e tjetri se korrigjimi i kufijve shkakton luftë, por të gjithë qeverisin bashkërisht, së bashku i ndajnë rolet, së bashku paraqiten në Bruksel dhe bashkërisht mundohen të mashtrojnë opinionin. Nuk i besohet as njërit e as tjetrit”, ka deklaruar Mustafa në një intervistë për Koha.net.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI