Flash

Grabiti 10 mijë euro në Itali, si u zbulua shqiptari në Rumani dhe roli i të dashurës

Lapsi.al 9 August 2018
Grabiti 10 mijë euro në Itali, si u zbulua shqiptari në Rumani

Pas dy vitesh në kërkim, autoritetet italiane kanë mundur të bien në gjurmët e një shqiptari i akuzuar për grabitjen e 10 mijë eurove në një bingo në Tortona. Ngjarja për të cilën akuzohet shqiptari ka ndodhur në prill të vitit 2015.

Për dy vite, karabinierët hetuan për ta zbuluar duke lëshuar edhe një urdhër-arresti evropian. Shqiptari Mirjan Musteqija është identifikuar si një nga përgjegjësit për vjedhjen e 10 mijë eurove.

Ai bashkë me një person tjetër më 8 prill 2015 rreth orës 14:40, me fytyra të maskuara, shall dhe syze dielli hynë në dhomën ku gjendeshin paratë në rrugën "Arzani" duke tmerruar me armë arkëtarin dhe zonjën e pastrimit. Pasi grabitën paratë, dy grabitësit u arratisën me një Opel Astar, e drejtuar nga bashkëpunëtor.

Në një kohë të shkurtër, karabinierët arritën të identifikojnë dy nga tre autorët, por Musteqjia ishte zhdukur. Shoferi ishte shqiptari Besmir Kabashi, atëherë 28 vjeç, ndaj të cilit u lëshua një urdhër-arresti nga autoritetet gjyqësore në Aleksandri, ndërsa Musteqjia u arratis.

Me këmbëngulje, karabinierët nuk pushuan kurrë së kërkuari, pavarësisht përpjekjeve të së dashurës së tij për të shmangur hulumtimet që kishin arritur të gjenin shtetasin shqiptar në Gura Văii, një qytet i vogël me 6.000 banorë në rrethin Bacau në Rumani.

Më 31 korrik, policia hungareze gjurmoi qytetarin shqiptar në pikën e kalimit në Nadlac, duke e arrestuar atë. Më pas, shqiptari u ekstradua në Itali, duke u shoqëruar për në burgun Rebibbia.

Të këshilluara

Aplikimet në universitete, 88% tek publiku

24.287 kandidatë kanë aplikuar për të studiuar në universitet, por ato publike mbeten më të preferuarat nga maturantët. 88.88 %  e degëve të zgjedhura i përkasi...

22:38

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI