Flash

Arrestohet në Rumani grabitësi shqiptar në kërkim ndërkombëtar

Lapsi.al 8 August 2018
Arrestohet në Rumani grabitësi shqiptar në kërkim

Prej dy vitesh, karabinierët e Nor di Tortona në Itali janë vënë në ndjekje të shqiptarit Mirijan Musteqjia, i akuzuar si një nga personat e përfshirë në grabitjen e 10 mijë eurove në një sallë bingo në komunën Tortona, në prill 2015. Mediat italiane raportuan ditën e sotme se ai është vënë në pranga.

Ditën e ngjarjes, dy persona të maskuar u futën në sallën e basteve në rrugën “Arzani“ dhe terrorizuan kasieren e punonjësen e pastrimit me një pistoletë. Pasi morën paratë, dy grabitësit u larguan nga vendngjarja me një “Opel Astra”, të drejtuar nga një bashkëpunëtor.

Në një kohë të shkurtër, efektivët identifikuan e arrestuan dy nga tre personat e përfshire në grabitje. Ndërsa Musteqjia u arrit të arrestohej në Bacau të Rumanisë, dy vite pas krimit.

Raportohet se shqiptari, ndaj të cilit rëndonte një urdhër-arresti europian, u arrestua më 31 korrik e më pas u ekstradua në Itali, ku u dërgua në burgun “Rebibbia” në Romë.

Të këshilluara

Durrës, i moshuari goditet për vdekje

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fllakë- Qerret në qytetin e Durrësit, aty ku një makinë ka shtypur për vdekje një të moshuar të moshës 82 vjeçare. I...

18:42

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI