Flash

Aplikimet në universitete, 88% tek publiku

Lapsi.al 8 August 2018
Aplikimet në universitete, 88% tek publiku

24.287 kandidatë kanë aplikuar për të studiuar në universitet, por ato publike mbeten më të preferuarat nga maturantët. 88.88 %  e degëve të zgjedhura i përkasin universiteteve shtetërore, ndërsa 11,12 % e degëve të tjera i përkasin universiteteve  private.

Zgjedhja e universiteteve publike, veç sigurisë së diplomës , lidhet edhe me koston financiare. Sa u përket degëve më të preferuara, në krye të listës janë Ekonomia, Drejtësia dhe Shkencat Sociale.

Sipas drejtorit të Rrjetit Akademik Shqiptar, aktualisht po përpunohen të dhënat e aplikantëve dhe  brenda datës 10 Gusht do t’iu dërgohen universiteteve.

“Po përpunohen dhe për çdo kandidat do i dërgohen universiteteve, ku përfshihen të dhënat e tyre,  notat e provimeve të maturës, nota mesatare etj. Në datë 30 Gusht, sipas rregullores, do publikohen fituesit dhe më tej nis regjistrimi i ndarë në 7 faza 48 orëshe”, u shpreh Arjan Xhalaj për klan plus.

Kandidatët që do të garojnë në unviersitetet ku parashikohet konkurs, siç janë Universiteti i Arteve dhe ai i Sporteve, duhet që në datat 11 -16 Gusht të bëjnë regjistrimin pranë sekretarive mësimore.  Konkurset e pranimit do të zhillohen në datat 22 Gusht deri më 26 Gusht 2018.

Të këshilluara

Durrës, i moshuari goditet për vdekje

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fllakë- Qerret në qytetin e Durrësit, aty ku një makinë ka shtypur për vdekje një të moshuar të moshës 82 vjeçare. I...

18:42

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI