Flash

Shkoi në Korçë për të marrë nuse, zbulohet shkaku i rrëzimit të helikopterit

Lapsi.al 5 August 2018
Shkoi në Korçë për të marrë nuse, zbulohet

Paraditen e sotme një ngjarje e rëndë për pak sa nuk u kthye në një tragjedi. Helikopteri i një firme private u rrëzua në hyrje të qytetit të Korçës duke u përplasur më pemët.

Ai ishte nisur për të marrë një nuse, ndërsa në bordin e tij ishte edhe dhëndri. Policia e Korçës njofton se shkak i rrëzimit është bërë një manovrë e gabuar nga ana e pilotit.

“Më datë 05.08.2018, në afërsi të vendit të quajtur "Kryqëzimi i Ersekës", pranë Unazës në Korçë, si shkak i një manovrimi të gabuar në ulje, është rrëzuar në një shesh pushimi, helikopteri i një shoqërie private me pilot shtetasin Altin Lama dhe pasagjer shtetasin Gani.H. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale të helikopterit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI