Flash

Radhë në doganën e Kakavijës, 7000 persona futen në Shqipëri vetëm mëngjesin e sotëm

Lapsi.al 5 August 2018
Radhë në doganën e Kakavijës, 7000 persona futen në

Rreth 7.000 shtetas shqiptarë dhe të huaj kanë hyrë në Shqipëri që prej mëngjesit të së shtunës, vetëm përmes pikës së kalimit kufitar të Kakavijës.

Fluksi, sipas autoriteteve lidhet me lejet vjetore të emigrantëve, por edhe një tendencë në rritje të vizitorëve që frekuentojnë Jugun e Shqipërisë. Dy herë më i vogël është fluksi e emigrantëve në dalje nga Shqipëria, ndërsa që prej mesnatës kanë pritur në radhë rreth 2 orë në anën greke të kufirit.

Por, me shtimin e një sporteli për përpunimin e dokumenteve nga pala greke, që ishte duke punuar vetëm me dy sportele në hyrje, situata pritet të normalizohet. Në anën shqiptare po punohet me personel të dyfishuar dhe me 4 sportele në hyrje.

Masat janë duke u shtuar edhe në akset nacionale në Jug, që po përballojnë një trafik të ngarkuar që prej fillimit të gushtit. Kreu i Shërbimit të Policisë Rrugore, Artan Tarka tha se akset ku po kryhen punime dhe ato me trafik të rënduar në hyrje të Gjirokastrës, në Qafën e Muzinës dhe në zonën e Ujit të Ftohtë po mbikëqyren nga patrullat e Policisë Rrugore.

Fluksi do të vijojë të rritet në Kakavijë, për të kulmuar fundjavën e ardhshme, ndërsa në pikat e tjera kufitare, në Sopik dhe “Tre Urat” kanë fluks minimal në hyrje dhe në dalje. Autoritetet rekomandojnë përdorimin edhe të këtyre pikëkalimeve, për të evituar dyndjen e njëkohshme në Kakavijë.

Të këshilluara

KFOR: Situatë e qetë në veriun e Kosovës

Forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja në Kosovë, thanë të shtunën se janë duke kryer detyrat e tyre normale nën mandatin e përcaktuar me Rezolutës 1244 ...

21:59

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI