Flash

Virusi i rrallë, si vdiq brenda dy ditësh në QSUT vajza 18-vjeçare

Lapsi.al 4 August 2018
Virusi i rrallë, si vdiq brenda dy ditësh në QSUT vajza

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa një 18-vjeçare ka ndërruar jetë në QSUT si pasojë e një virusi të rrallë që e kishte prekur.

Rasel Çarçani nuk ka mundur t’i bëjë ballë sëmundjes që brenda dy ditëve për fat të keq i ka marrë jetën, duke lënë pikëllim të madh te familja e saj, të afërmit si dhe miqtë.

Burime për Gazeta Shqiptare kanë bërë të ditur se ajo ishte prekur nga meningjiti. Kjo është një sëmundje që shkaktohet nga një lloj bakteri i veçante (meningoku), i cili prek shtresat mbrojtëse që veshin trurin. Kjo sëmundje shoqërohet me temperaturë, vjellje dhembje të forta koke.

Në qoftë se ndihma mjekësore nuk merret në kohën e duhur, i sëmuri edhe mund të vdesë. Por edhe nën terapi vdekshmëria është 5 % deri 30 %. Pasojat më të rënda të meningjitit bakterial janë të metat mendore dhe vdekja. Sakaq, mësohet se vajza kishte qenë me pushime në Pogradec, e prej andej ishte transferuar në reanimacionin e infektivit.

Burime nga QSUT kanë bërë të ditur për Gazeta Shqiptare se ka qenë e pamundur të mbahej në jetë për shkak të sëmundjes specifike që gjithnjë referuar burimeve nuk kishte shpëtim kudo që ta çonin të renë.

E pikëlluar në shpirt, motra e viktimës ka shprehur dhimbjen për këtë humbje të madhe, ndërsa nuk arrin ta besojë se po e përcjell Raselin për në banesën e fundit. “Shpirti i motrës, se besoj ende që ike dhe sot të përcjell për në banesën e fundit, e di që do të jesh ëngjëlli mbrojtës atje lart, je motra ime, frymëzimi im, Celushi im…”- shkruan e motra në Instragram.

Të këshilluara

Pranga dy hajdutëve shqiptarë në Itali

Dy shqiptarë dhe një rumun u vunë në pranga pasi vodhën një banesë në Faleria të Italisë gjatë mbrëmjes së djeshme. Pas ankesës për vjedhje të paraqitur nga ...

21:08

Adriatik Llalla kthehet në Tiranë (FOTO)

Ish Kryeprokurori Adriatik Llalla është fotografuar teksa po drekonte me dy të moshuar në një restorant të Tiranës. Pak ditë më parë Gjykata e Krimeve të Rën...

20:32

Të burgosurit i gjendet drogë në qeli

Një 41-vjeçari të burgosur në Tepelenë iu gjet drogë në qeli. Të burgosurit M.B. iu gjetën 12.3 gramë kanabis sativa. Kontrolli u krye nga autoritetet e b...

19:39

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI