Flash

Abuzimet me pronat, KLSH kallëzon zyrtarët e ALUIZNI-t

Lapsi.al 4 August 2018
Abuzimet me pronat, KLSH kallëzon zyrtarët e ALUIZNI-t

Nga auditi i Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi punën e dy viteve të Drejtorisë së ALUIZNI-t në Lushnje, nga Shtatori i 2015 në Dhjetor të 2017, rezultuan një seri shkeljesh të zyrtarëve të këtij institucioni.

Që nga legalizimet e jashtëligjshme, për objekte të cilat shkelnin brezin mbrojtës të vijës hekurudhore, nuk respektonin distancat nga rrugët e kategorisë B, brigjet e lumit, përroit dhe kanaleve kulluese, deri tek shmangia e procedurave ligjore për vërtetimin për likuidimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë.

Në raport renditen me detaje numri i objekteve të gjetura për secilën shkelje, ku bie në sy fakti se zyrtarët e ALUIZNI-t në Lushnje duhet të kishin skualifikuar 222 objekte, të cilat nuk plotësonin kriteret për kualifikim, sepse binin ndesh me ligjet në fuqi.

“Është krijuar një mungesë të ardhurash ne buxhetin e shtetit në vlerën 221,8 milionë lekë, detyrim që duhet shlyer për kalimin në pronësi të parcelave ndërtimore nga subjektet përfituese të lejeve të legalizimit”, thuhet në raportin e publikuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, që trajton rast pas rasti abuzimet me detyre.

Për të gjitha këto, raporti është dërguar për indicie penale në Prokurorinë e Lushnjes nga ku pritet të nisë procedimi penal për zyrtaret që kanë hedhur firmën për legalizimin e objekteve informale.

Veç kësaj, KLSH i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të ALUIZNI-t, të vlerësojë shkallën e përgjegjësisë dhe marrjen e masave disiplinore për 9 punonjës, që nga Drejtori, përgjegjësit e sektorëve dhe disa specialistë.

Të këshilluara

Pranga dy hajdutëve shqiptarë në Itali

Dy shqiptarë dhe një rumun u vunë në pranga pasi vodhën një banesë në Faleria të Italisë gjatë mbrëmjes së djeshme. Pas ankesës për vjedhje të paraqitur nga ...

21:08

Adriatik Llalla kthehet në Tiranë (FOTO)

Ish Kryeprokurori Adriatik Llalla është fotografuar teksa po drekonte me dy të moshuar në një restorant të Tiranës. Pak ditë më parë Gjykata e Krimeve të Rën...

20:32

Të burgosurit i gjendet drogë në qeli

Një 41-vjeçari të burgosur në Tepelenë iu gjet drogë në qeli. Të burgosurit M.B. iu gjetën 12.3 gramë kanabis sativa. Kontrolli u krye nga autoritetet e b...

19:39

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI