Flash

Haradinaj kundër Thaçit: Ndryshimi i kufijve shkakton luftë të re në Ballkan

Lapsi.al 3 August 2018
Haradinaj kundër Thaçit: Ndryshimi i kufijve shkakton luftë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se vetëm presidentit të Rusisë, Vladimir Putinit, i shkon për shtati lëvizja e kufijve.

Haradinaj ka folur kështu të premtën në emisionin “Debat”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

“Nuk ka asnjëri që dëshiron lëvizjen kufijve, vetëm njërit i shkon, ai është Vladimir Putin. Ai ka dëshirë m’i lëvizë në Bosnjë, që të përfitojë precedent. Është gabim që ne t’i ndihmojmë Putinit për ndarje dhe lëvizje”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij me Serbinë nuk luan kufiri asnjë metër. “Nuk guxon askush të luaj kufij, të tentojë të bëj korrigjim të kufirit, të shkëmbejë territore”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se bëhet fjalë për një retorikë publike për kufij. “Kontrata jonë është Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Nuk guxojmë të krijojmë Kushtetutë të re”, ka theksuar ai.

Sipas tij çdo lëvizje e re shkakton luftë të re në Ballkan.

Të këshilluara

Adriatik Llalla kthehet në Tiranë (FOTO)

Ish Kryeprokurori Adriatik Llalla është fotografuar teksa po drekonte me dy të moshuar në një restorant të Tiranës. Pak ditë më parë Gjykata e Krimeve të Rën...

20:32

Të burgosurit i gjendet drogë në qeli

Një 41-vjeçari të burgosur në Tepelenë iu gjet drogë në qeli. Të burgosurit M.B. iu gjetën 12.3 gramë kanabis sativa. Kontrolli u krye nga autoritetet e b...

19:39

Bie serveri i Facebook

Rrjeti social Facebook ka hasur probleme para disa minutash dhe ka rënë. Nuk dihet nëse është vetëm për shqipërinë apo është ndonjë problem në mbarë botën. ...

18:34

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI