Flash

Aksidentet, Policia Rrugore u bën apel shoferëve të respektojnë rregullat

Lapsi.al 3 August 2018
Aksidentet, Policia Rrugore u bën apel shoferëve të

Pas shtimit të aksidenteve ditët e fundit që përkon edhe me shtimin e fluksit për shkak të turistëve, Policia Rrugore ka marrë masa shtesë për menaxhimin e situatës. Vetë drejtori i Policisë Rrugore, Mithat Tola, u bëri apel drejtuesve të automjeteve kryesisht ata që qarkullojnë në akset që të çojnë në zonat bregdetare, që të respektojnë shpejtësinë, të përdorin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit, ndërsa drejtuesit e motomjeteve të përdorin kaskën mbrojtëse.

"Në të gjitha Drejtoritë e Qarqeve dhe veçanërisht në zonat bregdetare, Policia Rrugore është duke kryer shërbime me orë të shtuara, me qëllim përballimin e fluksit të madh të automjeteve që qarkullojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë gjatë sezonit veror", tha Mithat Tola.

Tola u bëri thirrje edhe emigrantëve shqiptarë.

- Bashkatdhetarëve turistë që ndodhen me pushime në vendin tonë të marrin kohën e duhur për pushim dhe udhëtim, sidomos kur janë familjarisht në udhëtim me mjetet e tyre, të evitojnë përdorimin e pijeve alkoolike;

Policia Rrugore ka evidentuar faktin së në aksidentet me pasojë të evidentuara ditët e fundit, janë përfshirë këmbësorë - ndaj apelojmë këmbësorët:

- të respektojë me korrektësi rregullat e qarkullimit;

- të kalojnë në vijat e bardha dhe mbikalimet, pasi edhe nga vëzhgimet e patrullave të Policisë Rrugore në rrugë urbane dhe interurbane, shumica e këmbesoreve nuk i respektojnë ose i respektojnë pjesërisht normat e sjelljes në rrugë.

Tërheqim vëmendjen e grupit të çiklomotorëve që janë të punësuar për llogari të bareve dhe restoranteve – duke kërkuar nga pronarët e subjekteve, plotësimin e kushteve për këta drejtues, kasko dhe veshje reflektuese të personalizuara konform kërkesave të legjislacionit shqiptar;

Gjatë muajit Korrik 2018, Policia Rrugore ka arrestuar 101 drejtues mjeti për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 164 drejtues automjetesh për drejtim pa leje drejtimi.

Ndëshkimet

Ndërkohë, janë ndëshkuar rreth 7 m

Të këshilluara

Ndalohen 14 refugjatë sirianë në Korçë

14 refugjatë sirianë janë ndaluar nga në Korçë. Një pjesë e tyre janë gjetur në fshatin Trestenik ndërsa pjesa tjetër në Kapshticë. Midis emigrantëve të kapur j...

16:23

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI