Flash

'Vetting' edhe në ushtri, kush nuk kalon testin fizik do të largohet

Lapsi.al 3 August 2018
'Vetting' edhe në ushtri, kush nuk kalon testin fizik do të

Forcat tokësore përfshirë dhe batalioni special do i nënshtrohet një testimi fizik. Të gjithë ata që nuk do të kapin normat në mënyrë graduale, do t’ua u lënë vendin nënoficerëve të rinj.

Kjo është bërë e ditur nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneral brigade Kollçaku paralajmëroi ndryshime rrënjësore në batalionin e Forcave Speciale, duke e kthyer vëmendjen nga efektivët e rinj dhe duke i kushtuar rëndësi të veçantë përgatitjes fizike.

“Në shtator –tetor do të bëhet testimi fizik i të gjithë Forcës Tokësore përfshirë edhe batalionin special. Të gjithë ata që nuk do të kapin normat në mënyrë graduale, do t’ua u lënë vendin nënoficerëve të rinj. Ne nuk do të harrojmë dhe nuk do të flakim në rrugë asnjë nga asetet më të mira që kemi në Forcat Speciale, por natyrisht për shkak të moshës dhe pamundësisë fizike, një pjesë e tyre do të vijojnë karrierën në Shkollën e Trupës, në Akademinë e Oficerëve, në Akademinë FA-ve apo në strukturat e kërkim – shpëtimit.”- theksoi gjeneral brigade Kollçaku.

 

Të këshilluara

Ndalohen 14 refugjatë sirianë në Korçë

14 refugjatë sirianë janë ndaluar nga në Korçë. Një pjesë e tyre janë gjetur në fshatin Trestenik ndërsa pjesa tjetër në Kapshticë. Midis emigrantëve të kapur j...

16:23

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI