Flash

Gjirokastër, dyshime për vjedhje energjie nga vëllai i drejtorit të OSHEE, nis verifikimi i rastit

Lapsi.al 3 August 2018
Gjirokastër, dyshime për vjedhje energjie nga vëllai i drejtorit

Task Forca e OSHEE ka kryer sot disa kontrolle në rajonin e jugut, ku janë evidentuar edhe abonentë që vidhin energjinë elektrike. Burime të Lapsi.al thonë se në Gjirokastër është kapur duke vjedhur energjinë vëllai i drejtorit të njësisë së OSHEE për qytetin, Rezart Hoxha.

Task Forca e mbërritur nga Fieri, ka konstatuar se në lokalin e shtetasit Dritan Hoxha, vidhej energji elektrike. Lokali ndodhet në qendër të qytetit të Gjirokastrës. Mësohet se çështja është referuar në Prokurorinë e Gjirokastrës. Nuk dihet se prej sa kohësh Dritan Hoxha vidhte energjinë elektrike në biznesin e tij. Por burime nga OSHEE i thanë Lapsi.al se ende ky rast është në verifikim dhe për momentin nuk mund të thuhet me saktësi nëse ka apo jo vjedhje.

A ka qenë në dijeni vëllai i tij që është drejtor në OSHEE? Këto pritet të zbardhen nga hetimi i Prokurorisë, por sidoqoftë pas kësaj, drejtori Rezart Hoxha duhet minimalisht të dorëhiqet. Është pa sens që ai të shkojë të ndërpresë lidhjet e paligjshme në abonentë të tjerë, kur ka mbyllur sytë para biznesit të vëllait të tij.

Një ditë më parë humbi jetën një burrë në Shkodër në përpjekje për të rilidhur energjinë elektrike pasi i ishte ndërprerë ngaqë nuk e paguante dot. Ai la jetimë 8 fëmijë. Plot raste të tjera kemi parë në këto vite sesi arrestohen njerëz qe kapen duke vjedhur energjinë elektrike, kemi parë familje të këputura që rrijnë në errësirë sepse nuk kanë mundësi të paguajnë. Ana tjetēr e këtij realiteti të trishtë janë njerëzit e lidhur me fijet e pushtetit, që vjedhin energjinë elektrike dhe pasuri të tjera publike.

© LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI