Flash

A po e rrezikon Hashim Thaçi tërësinë territoriale të Kosovës?

Lapsi.al 4 August 2018
A po e rrezikon Hashim Thaçi tërësinë territoriale të

Përfaqësuesit e partive opozitare në Kuvendin e Kosovës kanë paralajmëruar se nëse presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk jep dorëheqje, atëherë Kuvendi do t’i fillojë procedurat për shkarkimin e tij për shkak të rrezikimit të tërësisë territoriale të Kosovës. Presidenti i Kosovës ka ripërsëritur deklaratën e tij se në fazën finale të dialogut do të diskutohet për demarkimin e kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe se pret mbështetje nga NATO-ja për këtë proces.

Në anën tjetër ka ritheksuar se Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës. Këto deklarata të Thaçit po cilësohen të rrezikshme nga ana e opozitës. Ata korrigjimin e kufijve me Serbinë e shohin si ndarje të Kosovës, ndërkohë që kanë paralajmëruar se nëse Thaçi nuk jep dorëheqje Kuvendi do t’i fillojë procedurat për shkarkimin e tij për shkak të rrezikimit të tërësisë territoriale të Kosovës, shkruan gazeta Zëri.

Në anën tjetër njohësit e çështjeve politike thonë se deklaratat e Thaçit janë politike dhe joligjore. Sipas tyre, asnjë ndryshim s’mund ta bëjë presidenti pa miratimin e 2/3-s së deputetëve në Kuvend.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI