Flash

Humb jetën i moshuari në Durrës, rrëzohet nga shkallët e pallatit ku banonte

Lapsi.al 2 August 2018
Humb jetën i moshuari në Durrës, rrëzohet nga shkallët

Një i moshuar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit. Dyshohet se 70-vjeçari mund të jetë rrëzuar nga shkallët e një pallati në lagjen nr. 1 të qytetit bregdetar, pranë shëtitores “Taulantia”. I moshuar i jetonte në Itali, dhe kishte ardhur pranë familjes së vajzës për pushime në Durrës.

Ai zgjohej herët dhe dilte për ecje në mëngjes. I moshuari me origjinë nga Korça dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e pallatit, dhe u gjet pa jetë në oborrin e pallatit, pranë godinës së Universitetit.

Po sot, herët në mëngjes, ai kishte përcjellë familjet e djemve në Itali, pasi kaluan disa ditë pushime në Shqipëri. Trupi u dërgua në morg për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, ndërsa policia nisi hetimet për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

Të këshilluara

Katastrofa në Greqi, ku gabuan autoritetet

10 ditë pas vdekjes së të paktën 91 personave në zjarret që përfshinë brigjet greke, një katalog gabimesh të autoriteteve lokale, është shfaqur. Sipas një ekspe...

18:57

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI