Flash

Thaçi: Kufijtë mes Serbisë dhe Kosovës do të ndryshojnë

Lapsi.al 1 August 2018
Thaçi: Kufijtë mes Serbisë dhe Kosovës do të

Hashim Thaçi deklaroi sot se në kuadër të dialogut me Serbinë, Kosova nuk do të ndahet, por kufijtë e saj duhet të korrigjohen.

Në idenë për të korrigjuar kufijtë, Thaçi përfshiur Luginën e Preshëvës. Sipas Presidentit, kjo krahinë duhet të shtrohet në tryezën e dialogut me Serbinë, për t'iu bashkuar Kosovës.

Thaçi e bëri këtë deklaratë në Facebook, ku postoi edhe foto nga takimi i sotëm me kreun e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Nexhat Dacin.

Postimi i Thaçit: 

Sot zhvillova një takim të shkëlqyeshëm me kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Nexhat Daci. Biseduam për zhvillimet aktuale nëpër të cilat po kalon Kosova. Kryeakademikun Daci e informova për ecurinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ishte konstatim i përbashkët se në këtë proces të gjithë duhet të marrim përgjegjësi : institucionet, partitë politike parlamentare, opozita, shoqëria civile, Akademia etj. Vetëm të bashkuar mund t’i realizojmë objektivat tona: njohjen reciproke Kosovë Serbi, ulësen në OKB si dhe anëtarësimin në të gjitha organizatat tjera ndërkombëtare. Pretendimi i Serbisë për ndarje të Kosovës gjithmonë do të jetë i papranueshëm, por në kuadër të korrigjimit të kufijve duhet të shtrohet,në procesin e dialogut, tanimë kërkesa dhe e drejta e Luginës së Preshevës për t’iu bashkuar Kosovës. HTH

Të këshilluara

Katastrofa në Greqi, ku gabuan autoritetet

10 ditë pas vdekjes së të paktën 91 personave në zjarret që përfshinë brigjet greke, një katalog gabimesh të autoriteteve lokale, është shfaqur. Sipas një ekspe...

18:57

Amerika dërgon 125 ushtarë në Kosovë

Mbi 125 ushtarë të batalionit për sulme nga helikopteri të Gardës Nacionale të shtetit amerikan Tenessee do të vendosen në Kosovë në shtator. Ata për 11 muaj do...

17:35

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI