Flash

Fund tragjik për të moshuarin shqiptar në Itali

Lapsi.al 1 August 2018
Fund tragjik për të moshuarin shqiptar në Itali

Një shëtitje në fshat rezultoi fatale për një 77-vjeçar me origjinë shqiptare. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Tuoro sul Trasimeno të Italisë. Viktima është Nika Cin. 77-vjeçari ishte i njohur në fshat. Ai jetonte prej vitesh në shtetin italian së bashku me gruan dhe tre fëmijët. Ai dilte zakonisht për peshkim dhe gjueti. Por dita e djeshme ishte tragjike.

Një pusetë e hapur dhe e mbuluar me barishte i mori jetën 77-vjeçarit. Sikurse raportojnë mediat italiane, shqiptari u rrëzua në 8 metra thellësi. Alarmi për zhdukjen e tij u dha në orën 01:00 të natës nga bashkëshortja. Ajo lajmëroi policinë kur pa se bashkëshorti nuk ishte kthyer ende në shtëpi. Kërkimet zgjatën deri në orën 06:00, kur autoritetet gjetën pusin ku ishte rrëzuar Nika Cin dhe e nxorën prej andej.

Mediat shkruajnë se puseta ishte në një pronë private dhe duhej të ishte e mbyllur. Hetimet kanë nisur për këtë ngjarje, ndërkohë që trupi i pajetë i 77-vjeçarit iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.

Të këshilluara

Katastrofa në Greqi, ku gabuan autoritetet

10 ditë pas vdekjes së të paktën 91 personave në zjarret që përfshinë brigjet greke, një katalog gabimesh të autoriteteve lokale, është shfaqur. Sipas një ekspe...

18:57

Amerika dërgon 125 ushtarë në Kosovë

Mbi 125 ushtarë të batalionit për sulme nga helikopteri të Gardës Nacionale të shtetit amerikan Tenessee do të vendosen në Kosovë në shtator. Ata për 11 muaj do...

17:35

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI