Flash

Katastrofa në Greqi, ku gabuan autoritetet

Lapsi.al 1 August 2018
Katastrofa në Greqi, ku gabuan autoritetet

10 ditë pas vdekjes së të paktën 91 personave në zjarret që përfshinë brigjet greke, një katalog gabimesh të autoriteteve lokale, është shfaqur. Sipas një eksperti, policia bëri diversione të detyruara për shoferët duke i dërguar ata direkt në rrugën e zjarrit.

Një studim ndërkohë ka dalë në përfundimin se asnjë shenjë alarmi nuk ishte lëshuar dhe banorët e turistët nuk patën shans të largoheshin. Zjarrit iu deshën vetëm 30 minuta të kapërcente rrugën kryesore në Mati dhe të mbërrinte në breg të detit, në mesin e erërave të fuqishme të regjistruara.

Në total, 305 makina u dogjën në temperatura aq të larta sa xhamat e dritareve dhe disqet e aluminit u shkrinë. Sidoqoftë, edhe infrastruktura pa plan e zonës së Matit, ka bërë që vendi të kthehej në një kurth të madh. Javën e shkuar, ministri grek i mbrojtjes, Panos Kammenos tha se ndërtimet e paligjshme të banorëve kishin kontribuar në katastrofë, duke bllokuar trajektoret e largimit.

Ndërkohë që qeveria greke tha sot se ishte e vendosur edhe të përballej me interesa dhe të shembë shtëpitë e ndërtuara në kundërshtim të ligjit me qëllim shmangien e një katastrofe të ngjashme, në të ardhmen. Qeveria madje ka përpiluar një listë me 2500 ndërtime informale në zonë pyjore dhe 685 shtëpi të tjera pa leje në zonën bregdetare të Atikës./TCH/

Të këshilluara

Amerika dërgon 125 ushtarë në Kosovë

Mbi 125 ushtarë të batalionit për sulme nga helikopteri të Gardës Nacionale të shtetit amerikan Tenessee do të vendosen në Kosovë në shtator. Ata për 11 muaj do...

17:35

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI