Flash

Amerika dërgon 125 ushtarë në Kosovë

Lapsi.al 1 August 2018
Amerika dërgon 125 ushtarë në Kosovë

Mbi 125 ushtarë të batalionit për sulme nga helikopteri të Gardës Nacionale të shtetit amerikan Tenessee do të vendosen në Kosovë në shtator. Ata për 11 muaj do t’i japin mbështetje forcave paqeruajtëse të NATO’s, KFOR’it, kanë konfirmuar nga Qeveria e shtetit të Tenessee.

Ndërkohë mbi 1200 ushtarë amerikanë do të vendosen në Ukrainë dhe Poloni, që është numri më i madh i trupave të shtetit të Tenesse të vendosur në misione ushtarake.

Ky bataljon që do të vendoset në Kosovë merret më lëvizje në ajër, kryen sulme ajrore dhe evakuim në rast të fatkeqësive ajrore.

“ Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e pranishme në Kosovë më shumë se 20 vjet, ndërsa viteve të fundit me këto trupa ka komanduar Garda Kombëtare” njofton qeveria e shtetit të Tenessee.

Të këshilluara

Frika nga zjarret, 5 qarqet që rrezikohen

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit bën me dije se sot pasdite dhe nesër pritet rrezik për zjarre në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë d...

15:40

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI