Flash

Sekuestrimi i 2 tonëve pije të skaduara në Korçë, pezullohen dy inspektorë

Lapsi.al 1 August 2018
Sekuestrimi i 2 tonëve pije të skaduara në Korçë,

Dy inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit janë pezulluar nga detyra në qytetin e Korçës.

Inspektorët Klement Kodra dhe Daut Pepa u pezulluan pasi dy një javë më parë kishin inspektuar subjektin "Argentil", ku një natë më parë u sekuestruan rreth 2 ton pije të skaduara.

Sipas burimeve, ata kishin plotësuar raportin për plotësim të kushteve nga ana e subjektit dhe respektimin e dokumentacionit në mënyrë të falsifikuar.

Pas aksionit nga drejtoria e përgjithshme e AKU, konstatohen shkelje të rënda nga ana e inspektoreve e për pasojë duke i pezulluar nga detyra.

Më konkretisht, mbrëmjen e shkuar (31 korrik), u sekuestruan 1740 litra pije freskuese, çajra, lëng frutash si dhe 48.8 kg biskota, kek dhe çokollata. Gjithashtu u konstatuan produkte ushqimore pa kundra etiketë në gjuhën shqipe.

AKU ka marrë edhe masa ndaj kompanisë:

1. Gjobë për mungese te kushteve higjieno- sanitare 300.000

2. Gjobe për tregtim produkti te pasigurte 500.000

3. Gjobe për etiketim te parregullt ne gjuhen shqipe 50.000

4. Bllokim produkti i skaduar deri në asgjësim.

Të këshilluara

Frika nga zjarret, 5 qarqet që rrezikohen

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit bën me dije se sot pasdite dhe nesër pritet rrezik për zjarre në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë d...

15:40

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI