Flash

Kthimi në Kuvend i ligjit për tatimin e lojërave të fatit, ministri Ahmetaj i përgjigjet Metës

Lapsi.al 1 August 2018
Kthimi në Kuvend i ligjit për tatimin e lojërave të fatit,

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka reaguar pas kthimit në Kuvend nga Presidenti të ligjit për tatimin mbi lojërat e fatit.

Institucioni sqaron se ndryshimet e propozuara në ligj, për tatimin mbi lojërat e fatit, nuk sjellin asnjë ndryshim apo relaksim të tatimit për kategoritë e lojërave të fatit nga ligji i vitit 2015, përkundrazi, unifikojnë procedurën e tatimit, për të gjithë kategoritë e lojërave të fatit.

Pra, nuk ka asgjë të re përsa i përket shkallës tatimore apo bazës së tatueshme lidhur me tatimin mbi lojërat e fatit, por qëllimi i ligjëvënësit i shprehur qartë në këtë parashikim ligjor është përcaktimi i një regjimi fiskal dhe rregullator të njëjtë, njësoj i aplikueshëm, për të gjitha kategoritë e lojërave të fatit. Presidenti, nëpërmjet mos dekretimit, ndoshta pa dashje, ka rrëzuar pikërisht parimin që synon të mbrojë, pra parimin e një sistemi të rreptë dhe njësoj i aplikueshëm për të gjithë. Nëse ndryshimet e kthyera nga Presidenti nuk do të hyjnë në fuqi, atëhere do të kemi një trajtim të diferencuar të një subjekti në treg, i cili do të vijojë të tatohet me shkallë tatimore 10%”, - sqaron ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI