Flash

"Do vendosësh tritol këtu, është shtëpia ime dhe e dua për azil”

Lapsi.al 1 August 2018
"Do vendosësh tritol këtu, është shtëpia ime dhe e

Vilson Brahaj, personi që vendosi tritol në shtëpinë e Xhelal Dacit në Bathore pranoi në gjyq autorësinë e krimit, por tha se ishte gënjyer nga porositësi, njeriu që e pagoi me 5 mijë euro.

“E bëra kur nuk e dija që këto familje janë në gjak. Më ka thënë ai që më pagoi. Do vendosësh tritol këtu tek kjo shtëpi. Është shtëpia ime dhe e dua për azil”-ka thene ai.

Sipas tij, personi qe i dha shumën e eurove, është 24-25 vjeç dhe jeton në Bathore. Ka qenë ky person që i ka siguruar edhe tritolin që ai më pas e ka vendosur.

Brahja ka treguar se ai i ka thënë që shtëpia ku do e vendoste ishte e tija.

“Të nesërmen e mora në telefon, lekët s’mi dha. I thashë më fute në gjak me të tjerët. Të nesërmen i doli telefoni i fikur. E kam bërë për hall zoti gjyqtar. Unë jam banor në Kamëz shtëpia që e vura eshte në Bathore. E mora vesh në lajme çfarë kisha bërë”- tha ai.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI