Flash

Makina me tritol/ Policia mori informacion nga personi i armatosur

Lapsi.al 1 August 2018
Makina me tritol/ Policia mori informacion nga personi i armatosur

Një makine tip BMë, u rrethua që në orët e para të mëngjesit nga policia me dyshimet se i është vendosur tritol. Policia ka bërë menjëherë rrethimin e zonës dhe nuk lejon kalimin në këtë pjesë të rrethuar për të shmangur  çdo lloj problemi.

Shkak është bërë një deklaratë e pronarit të automjetit që është ndaluar ditën e djeshme nga policia e Fierit. Teksa nuk ka ende të dhëna për identitetin e tij, thuhet se në momentin e ndalimit vlonjatit në Fier i kanë gjetur me vete nje armë me 7 fishekë, gati për t’u përdorur.

Ai ka deklaruar se fakti që kishte ikur nga Vlora mëngjesin e të martës dhe me armë me vete ishte pikërisht fakti se në makinen e vëllait të tij në Vlorë ishte vënë eksploziv.

Që prej orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, zona në afërsi të Drejtorisë së Policisë së Vlorës në lagjen “Kushtrimi” është rrethuar nga efektivët e policisë sepse dyshohet se brenda një automjeti është vendosur eksploziv.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI