Flash

REPLIKAT/ Rama gati për një “17 maj” të dytë, Basha: Kurrë më!

Lapsi.al 31 July 2018
REPLIKAT/ Rama gati për një “17 maj” të dytë,

Kryeministri Edi Rama deklaron se “marrëveshja e 17 majit 2017” mes tij dhe Lulzim Bashës nuk është e pamundur.

I ftuar në emisionin “Përballë” në RTSH, Rama tha se në shtator qeveria do të paraqesë një platformë bashkëpunimi mes mazhorancës e opozitës duke shtuar se të vetmen gjë që nuk do t’i ofronte ishte pushteti.

“Ne e vetmja gjë që nuk mund t’i ofrojmë Partisë Demokratike dhe simotrës së saj LSI është pushteti. Të tjerat janë të gjitha për diskutim. Nuk kemi asnjë problem. Jemi duke përgatitur një platformë bashkëpunimi që do ta bëjmë publike me fillimin e sezonit të ri parlamentar dhe jemi të gatshëm për çdo propozim të opozitës që nuk na kthen mbrapa.

Rikthim mbrapa te reforma në drejtësi, rikthim mbrapa te ligjet e reformës në drejtësi, rikthim mbrapa tek ligji vettingut nuk ka për të pasur për sa kohë që do të jemi në krye të këtij vendi” - tha Rama duke bërë edhe një batutë: “Ullinjtë janë një pemë që jeton gjatë… kështu që besoj se do të vijë dita për t’u rikthyer dhe për të ujitur atë fidan”.

Disa orë më vonë ka ardhur dhe reagimi i Bashës, i cili ka zgjedhur rrjetin social Twitter për t’i kthyer përgjigje “ftesës së Ramës”.

“Kurrë! Koalicion me Edi Ramën nuk do të ketë kurrë! Detyra ime, e PD është largimi i Edi Ramës nga pushteti dhe nxjerrja e tij bashkë me Tahirin, Gjiknurin, Dakon, Sejdinin dhe të gjithë politikanët e lidhur me krimin para drejtësisë!”- është përgjigjja e Bashës. ©LAPSI.al

Image

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI