Flash

Rama e thotë troç: Nuk më shqetëson fare bllokimi i gjykatave

Lapsi.al 31 July 2018
Rama e thotë troç: Nuk më shqetëson fare bllokimi i

Është e ditur tashmë se pas bllokimit të Gjykatës Kushtetuese të mbetur me vetëm 2 anëtarë edhe Gjykata e Lartë doli jashtë loje (mbetur me 4 anëtarë) pasi nuk mund të shqyrtojë më çështje në themel për të cilat duhet një trupë me 5 anëtarë.

Shqetësimin e ka ngritur prej kohësh opozita sipas së cilës mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë është dhënie më shumë pushtet qeverisë. Por duket se kjo nuk e shqetëson kryeministrin Rama.

I ftuar në emisionin “Përballë” në TVSH, Rama deklaroi haptas se nuk është aspak i shqetësuar.

“Nuk më shqetëson fare, pasi ky pushtet i kalbur që u ka nxirë jetën shqiptarëve masivisht dhe është duke u çmontuar në mënyrë rrënjësore. Ky fakt është i mjaftueshëm për të përballuar boshllëkun e përkohshëm, edhe të metat e procesit... të tjerat janë muhabete të cilat s’ja vlejnë t’i japim kohë.

Shumëkush thotë që “ca ishte kjo, pse vetëm pushim nga puna, këta njerëz që janë korruptuar”. Vettingu nuk është gjykatë, por bën pastrimin. Prokuroria e gjykata e pastruar patjetër që do të japin vendime e ndëshkime që do të japin edhe për këta njerëz edhe për politikanët.

Kam folur lidhur me faktin që ka një kuje të përgjithshme për Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë... por jemi në operacion! Po pastrohen këto gjykata dhe nuk mund të kishte njëkohësisht edhe pastrim edhe ndërtim. Ndërtimi është në proces. Meqë folëm për ndërtimin e Teatrit, po pastrohet sheshi i ndërtimit dhe më tutje do të krijohet një Gjykatë Kushtetuese dhe e Lartë e pastër.

Më mirë këto gjykata të mbushura me llum apo një periudhë tranzicioni për pastrimin dhe një “restart” me njerëz që e kanë kaluar skanerin e imët të vettingu. Askush nuk ka dalë kundër të thotë që po bëhet keq pastrimi”- tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI