Flash

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Para vendimit/ Manovrat që Veliaj të lërë qelinë

A ekziston një pakt i ri Rama-Veliaj që parashikon nxjerrjen e kryebashkiakut nga burgu? Pse shefi i qeverisë e miratoi këtë radhë shkarkimin e Anuela Ristanit dhe pse atij mund ti volisë rikthimi i “Lalit’ në zyrë?

12:54

Meta i kthen Ramës ligjin për 'favorizimin' e lojërave të fatit

Lapsi.al 31 July 2018
Meta i kthen Ramës ligjin për 'favorizimin' e lojërave

Pas kthimit te ligjit për Teatri, Presidenti Ilir Meta ka kthyer ligjin e miratuar në Kuvend për uljen e tatimit për lojërat e fatit.

Sikurse shkruhet në njoftimin për mediat, Presidenca bën me dije se është kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin për uljen e tatimit për lojërat e fatit. Argumenti që përdor Presidenti, është se me këtë dekretim efektet e pritshme në buxhetin e shtetit apo në ekonominë familjare janë negative. Argumenti tjetër është se ky nen krijon premisë për shtimin e fenomeneve negative që cënojnë familjen në vendin tonë.

"1. Ndryshimet e realizuara në nenin 6, të ligjit nr. 39/2018, janë të pa argumentuara dhe nga vlerësimi i tyre rezulton se, zbatimi i këtij neni do të sjell uljen e barrës fiskale dhe përfitim financiar vetëm në favor të bizneseve që operojnë në fushën e lojrave të fatit, ndërkohë që ky nen nuk është në interes të publikut, si dhe efektet e pritshme në buxhetin e shtetit apo në ekonominë familjare janë negative.

2. Miratimi i nenit 6 të ligjit nr. 39/2018, është në kundërshtim me përmbushjen e objektivave social të shtetit shqiptar parashikuar në nenin 59 të Kushtetutës, bie ndesh me frymën e legjislacionit në fuqi në funksion të dekurajimit të aktivitetit të biznesit në industrinë e lojrave të fatit, si dhe krijon premisë për shtimin e fenomeneve negative që cënojnë familjen shqiptare." - thotë njoftimi i Zyrës së Shtypit të Presidencës.

Më herët, Ministri i Financave dhe i Ekonomisë, Arben Ahmbetaj, në prezantimin që i bëri ligjit në seancën që u votua, deklaroi se nuk bëhet fjalë për një ulje të tatimit por për një rritje nga 10 në 15%.

Përgjigja e Ahmetajt ndaj akuzës së Sali Berishës, se qeveria po favorizonte industrinë e lojërave të fatit duke ulur taksimin për to.

“Tani, padituria, injoranca, qëllimshmëria, hajdutëria, vjen këtu dhe akuzon për ulje të taksimit. Asgjë nuk ka ndryshuar, përveç rritjes nga 10% në 15% të tatimit mbi të ardhurat bruto, një definicion i shkruar në ligjin e 2015-s, i pandryshuar që atëherë dhe barazon tatimin e të gjithë të tjerëve me Lotarinë Kombëtare, i dhënë me një dorë ekskluzive nga Sali Berisha”, - u shpreh Arben Ahmetaj.

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Var veten 80-vjeçari në Tiranë

Një i moshuar i ka dhënë fund jetës së tij ditën e sotme në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në rrugën "Qemal Stafa" të kryeqytetit. Sipas informacione...

17:57

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI